Daçiq kërkon që edhe Josep Borell ta vizitojë rajonin pas Grenellit

  • 25 January 2020 - 11:56
Daçiq kërkon që edhe Josep Borell ta vizitojë rajonin pas Grenellit

Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka folur rreth vizitës së emisarit Special të SHBA’së për dialogun Kosovë-Serbi, duke e konsideruar si diçka mjaft pozitive.

Siç ka thënë Daçiq duhet një presion më i madh që Kosova ta heq taksën dhe sipas tij një gjë të tillë më mirë se SHBA’ja s’mund ta bëjë askush.

Daçiq ka thënë se taksa është shndërruar në bllokadë kryesore për rinisjen e dialogut Prishtinë-Beograd, ndërkohë njëjtë sikurse Vuçiq ka thënë se nuk mund të barazohen heqja e taksës dhe ndalja e fushatës agresive të Serbisë kundër pavarësisë së Kosovës.

Ndër të tjera kreu i diplomacisë serbe ka thënë se do të ishte shumë e rëndësishme që edhe Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, të vizitojë rajonin.

(Kosova Sot Online)