Haradinajt i vjen ‘goditja’ e rëndë: Kështu po tallet me Vetëvendosjen dhe LDK-në

  • 25 January 2020 - 15:52
 Haradinajt i vjen ‘goditja’ e rëndë: Kështu po tallet me Vetëvendosjen dhe LDK-në

“E gjithë qeverisja e Haradinaj dhe e ish koalicionit PAN, ka qenë tallje me qytetarët e vendit, dhe këtë tallje po ua mundësojnë edhe dy partitë që dolën fituese nga zgjedhjet e 6 Tetorit, LVV dhe LDK, si parti të ish bllokut opozitar duke mos qenë të afta që të arrijnë marrëveshje edhe pas tre muaj e më shumë nga mbajtja e zgjedhjeve”, thotë Haziri për “Kosova Sot Online”.  

 

Image
Nexhat Haziri

Analisti dhe njohësi i zhvillimeve politike në vend, Nexhat Hairi ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, i cili përgjegjësinë për humbjen e shansit për liberalizim të vizave për kosovarët, e ka hedhur tek ngërçi politik në krijimin e institucioneve dhe qeverisë së re. 

Haziri thotë se Ramush Haradinaj, me këto deklarata po i tall LVV-në dhe LDK-në që nuk po arrijnë akoma marrëveshje për koalicion qeverisës.

“E gjithë qeverisja e Haradinaj dhe e ish koalicionit PAN, ka qenë tallje me qytetarët e vendit, dhe këtë tallje po ua mundësojnë edhe dy partitë që dolën fituese nga zgjedhjet e 6 Tetorit, LVV dhe LDK, si parti të ish bllokut opozitar duke mos qenë të afta që të arrijnë marrëveshje edhe pas tre muaj e më shumë nga mbajtja e zgjedhjeve. Andaj nuk më habit fare që Haradinaj po vazhdon talljen me qytetarët edhe sa i përket liberalizimit të vizave për Kosovën, duke dhënë afate paushalle, dhe tani duke e kaluar problemin në një adresë tjetër, siç është mos formimi i qeverisë nga partia fituese e zgjedhjeve LVV-ja dhe partneri i saj i mundshëm LDK, si parti e dytë e dal nga zgjedhjet e 6 Tetorit”, thotë analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Hazirit, këto deklarata të kryeministrit në detyrë, janë përpjekje të tij dëshpëruese për të fshehur faktin se vet qeverisja e tij së bashku me ish-partnerët e tij në qeverisje PAN, janë fajtorët kryesor për mos liberalizimin e vizave dhe krijimin e kushteve që edhe qytetarët e Kosovës të mund të lëviznin lirshëm në zonën Shengen. 

“Qeveria në detyrë jo vetëm që nuk ka dhënë rezultate në luftimin e krimit të organizuar dhe korrupsionit, por ka kontribuar që këto fenomene të jenë prezentë dukshëm më shumë gjatë qeverisjes së tyre në nivelet më të larta, nga të cilat vetë z. Haradinaj dhe partnerët e tij në qeverisja kanë përfituar materialisht. Dhe po ashtu në kriterin e dytë si kusht për liberalizimin e vizave siç është funksionimi I sistemit të drejtësisë, z, Haradinaj dhe ish-koalicion PANA gjatë qeverisjes së tyre e kanë bërë edhe më jofunksional këtë dhe e kapur përmes para politikës dhe vënë tërësisht në funksion të tyre për t’i mbrojtur nga veprat inkriminuese gjatë qeverisjes së tyre mafioze”, thekson Haziri për “Kosova Sot Online”.

“Haradinaj në vend se të tallët me qytetarët e Kosovës, do të ishte mirë që ai dhe aleatët e tij në qeverinë paniste, të mbante përgjegjësi për dështimin e realizimit të liberalizimit të vizave për qytetarët dhe izolimin e vendit. Kjo tallje tillë po ndodhë me qytetarët nga qeveria në ikje pasi Kosova është akoma një shoqëri jofunksionale që ka pranuar të nëpërkëmbët nga elitat politike të korruptuara dhe të kriminalizuara, dhe talljet e tilla nga politikan të tillë si Haradinaj, mbase janë edhe normale”, përfundon analisti politik, Nexhat Haziri për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)