24-vjeçarja kthehet nga kurbeti dhe godet motrën me thikë

  • 25 January 2020 - 16:26
24-vjeçarja kthehet nga kurbeti dhe godet motrën me thikë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në sot në Tiranë, ku një 24-vjeçare ka dhunuar dhe goditur me thikë motrën e saj. Për pasojë kjo e fundit është plagosur dhe ndodhet në spital.Burime zyrtare nga policia bënë me dije se pas hekurave përfundoi shtetasja me inicialet A.SH., 24 vjeçe, banuese në Greqi.


Kjo shtetase në shtëpinë e prindërve, pas një konflikti të çastit për motive të dobëta, ka rrahur dhe më pas e ka goditur me mjet prerës, motrën e saj, 21 vjeçare, e cila ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua mjeti prerës.


(Kosova Sot Online)