Deputeti i LDK’së jep shenja se është afër koalicioni me VV’në, përmend nervozen e PAN’it

  • 25 January 2020 - 16:55
Deputeti i LDK’së jep shenja se është afër koalicioni me VV’në, përmend nervozen e PAN’it

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Haxhi Avdyli, po thotë se koalicioni në mes të Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës është shumë afër.

Një gjë të tillë Avdyli e thotë duke përmendur reagimet e ashpra që po vijnë nga Partia Socialdemokrate dhe PDK-AAK e NISMA.

Sipas tij reagimet me plotë nervozitet ndaj mundësisë së arritjes së koalicionit Kurti-Mustafa dëshmojnë që puna është mirë.

Sipas Avdylit ndryshimi që po ndodh në Kosovë po iu dhemb shumë PSD-së e PAN-it.

“Si të shihni që politikanët e PAN-it e PSD-së , dhe të ” pavarurit ” e varur nga ata, të shkruajnë zi e terr e me nervoz ndaj mundësisë së koalcionit VV-LDK, kuptone që puna është mirë. Ndryshimi po iu dhemb shumê”, ka shkruar Avdyli.

Nga PSD dhe PAN-i kanë reaguar ndaj raportimeve të mbrëmshme për një takim ndërmjet Albin Kurtit dhe Isa Mustafës në shtëpinë e këtij të fundit në Prapashticë.

Nga PSD e kanë quajtur si ‘koalicion i rançit të Prapashticës”.


(Kosova Sot Online)