Mesazhet e Richard Grenell, flet profesori i njohur: Kështu duhet të jetë finalja Kosovë-Serbi

  • 25 January 2020 - 17:53
Mesazhet e Richard Grenell, flet profesori i njohur: Kështu duhet të jetë finalja Kosovë-Serbi

“Nuk ka zgjidhje me Serbin pa e pranuar shtetin sovran të Kosovës si dhe pa dhënë përgjegjësi për vrasjet, djegiet e shkatërrimet e bëra në Kosovë dhe për përdhunimet e dëbimet masive. Serbia i ka borxh të lartë Kosovës. Ai shkon deri mbi 30 miliardë euro. Edhe më tej janë mbi 1600 shqiptarë të varrosur a të djegur nëpër Serbi”, thotë Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Image
Muhamet Kelmendi

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi, e ka analizuar dhe vlerësuar në detaje vizitën dhe mesazhet që i dërguari i posaçëm i presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell i përcolli na takimet e zhvilluara me liderët dhe përfaqësuesit shtetëror të të dyja vendeve. 

Sipas Kelmendit, kjo vizitë është tregues se që flet se SHBA-ja e dëshiron arritjen e marrëveshjes sa më shpejtë, prandaj Grenell ka thënë në Beograd se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, nuk do të lejojë që të zvarritet shumë gjatë procesi i arritjes së një marrëveshje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Profesor Kelmendi shton se pala kosovare duhet të jetë shumë e kujdesshme, dhe e përgatitur për këtë agjendë të nxituar amerikane për ta përshpejtuar procesin e bisedimeve dhe arritjen e marrëveshjes, sepse jo çdo marrëveshje të imponuar duhet ta pranojë Kosova.

“Është jo e lehtë të pretendohet se nëse Qeveria e Kurtit që vjen, donë apo jo për ta pranuar, dhe a është e gatshme për të nënshkruar çfarëdo marrëveshje. Tërësisht është e qartë se marrëveshja midis Kosovës e Serbisë duhet të vjen dhe të jepet një zgjidhje. Por çfarë zgjidhje duhet të jetë ajo, shtohet pyetja? Është thënë shumë herë dhe po e përsëris, se Kosova nuk ka mundësi të jep Trepçën, Mitrovicën, Ujmanin dhe të krijon shtet serb brenda gjirit të vetë në shkëmbim me disa territore që edhe ashtu shqiptare janë historikisht”, thotë profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”. 

Sipas Kelmendit, nuk mundë të flitet për arritjen e asnjë marrëveshje serioze me Serbinë, nëse paraprakisht shteti serb nuk e deklaron njohjen e pavarësisë së Kosovës dhe pranimin e përgjegjësisë për krimet e luftës. 

“Nuk ka zgjidhje me Serbinë pa e pranuar shtetin sovran të Kosovës, si dhe pa dhënë përgjegjësi për vrasjet, djegiet e shkatërrimet e bëra në Kosovë dhe për përdhunimet e dëbimet masive. Serbia i ka borxh të lartë Kosovës. Ai shkon deri mbi 30 miliardë euro. Edhe më tej janë mbi 1600 shqiptarë të varrosur a të djegur nëpër Serbi. Dhe, nëse tëra këto hartohen për hir të një raporti që nuk del shteti i njohur, nuk ka nevojë fare Kosova të shkon në asnjë bisedim. Marrëveshja ka sukses kur ka gjithë përfshirje dhe në çdo fushë. Shqiptarët dhe Kosova kanë respekt të veçantë ndaj SHBA-se dhe e përkrah politikën e z. Tramp. Shpresojmë se Washingtoni i ka për bazë këto çështje dhe në raportet me shtetin serb zënë vend. Prandaj të shpresojmë”, deklaron profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)