Instituti Hidrometeorologjik tregon se si pritet të jetë moti në Kosovë të dielën

  • 25 January 2020 - 19:34
Instituti Hidrometeorologjik tregon se si pritet të jetë moti në Kosovë të dielën

Të dielën në vend do të mbajë mot i vranët dhe me intervale me diell, bën të ditur Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Sipas IHMK’së, vranësirat në pjesën e dytë të ditës parashihen të shoqërohen me reshje shiu.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -2 deri -3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 8-10 gradë Celsius”, njofton instituti.

IHMK’ja paralajmëron se do të fryjë erë kryesisht nga juglindja me shpejtësi 1-7m/s.

(Kosova Sot Online)