Kina fsheh të dhënat? Trondit infermierja, nxjerr shifrat e frikshme për të infektuarit

  • 26 January 2020 - 09:35
Kina fsheh të dhënat? Trondit infermierja, nxjerr shifrat e frikshme për të infektuarit

Ka dyshime se qeveria kineze e fsheh të vërtetën e viruesit vdekjeprurës. Sipas autoriteteve, deri tani janë raportuar 56 të vdekur dhe rreth 2 mijë njerëz të infektuar.

Por një infermiere e veshur me një kostum mbrojtës dhe maskë për fytyrën, e cila trajton të sëmurët në Wuhan, ka pohuar se 90,000 njerëz tashmë janë infektuar nga koronavirusi në Kinë – shumë më shumë se shifra zyrtarë të qeverisë, shkruan DailyMail. 

Paralajmërimi i saj nga “zemra” vendit ku shpërtheu virusi, vjen në një moment kur qeveria kineze akuzohet për censurë, në tentativë për të qetësuar situatën.

Duke folur me video, gruaja pa emër thotë: ‘Unë jam në zonën ku filloi koronavirusi. Unë jam këtu për të thënë të vërtetën. Në këtë moment, provinca Hubei, përfshirë zonën e Wuhanit, madje edhe Kinën,  mbi 90,000 njerëz janë infektuar nga koronavirusi. ‘

(Kosova Sot Online)