Zhduket një vajzë në Klinë

  • 26 January 2020 - 10:35
Zhduket një vajzë në Klinë

Një qytetar nga Klina ka raportuar në polici për zhdukjen e vajzës së tij.

Sipas ankuesit, vajza është larguar më 24 janar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e saj.

“Klinë, Pejë 24.01.2020-14:30.  Me 25.01.2020 një mashkull K/Shqiptar ka raportuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vendndodhjen e saj”, thuhet në raportin e policisë.

 Bëhet e ditur se rasti është duke u hetuar.

(Kosova Sot Online)