Nëntë të arrestuar për lojëra të fatit në Ferizaj

  • 26 January 2020 - 11:07
Nëntë të arrestuar për lojëra të fatit në Ferizaj

Policia ka arrestuar nëntë persona në fshatin Rahovicë të Ferizajt, të cilët janë hasur dule luajtur lojëra të fatit

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së dielës në fshatin Rahovicë të Ferizajt ku të dyshuarit janë kapur në një lokal pa emër duke luajtur lojëra të fatit. 

Policia në raportin 24 orësh ka bërë të ditur se në cilësi të provave materiale janë sekuestruar 1088 zhetonë dhe 4 palë letra bixhozi.

“Pas intervistimit tetë prej të dyshuarve që kishin qenë duke luajtur lojëra me urdhër të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt kurse i dyshuari – që e kishte pas në shfrytëzim lokalin me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, theksohet në raportin e policisë.

(Kosova Sot Online)