U ekzekutua me dy plumba në kokë dhe gjoks, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Romë

  • 26 January 2020 - 13:24
U ekzekutua me dy plumba në kokë dhe gjoks, zbardhet identiteti i shqiptarit të vrarë në Romë

Shqiptari i ekzekutuar me dy plumba në Romë të Italisë është identifikuar si Gentian Kasa.

45 vjeçari me origjinë shqiptare u qëllua për vdekje të shtunën në mbrëmje në Romë në rrethin Nuovo Salario-Fidene.

Ndaj tij u organizua një atentat sapo doli nga shtëpia për t’u rikthyer në qelitë e burgut. 

Dy plumba e kapën atë në pjesën e kokës dhe gjoksit duke e vrarë menjëherë.

Veprat penale për të cilat Gentian Kasa ishte gjykuar kanë të bëjnë me trafikun e drogës, vjedhjet dhe pranimin e mallrave të vjedhura, shkruan “La Repubblica”.

Ai ishte arrestuar si në vitin 2011 për drogë po në Romë dhe në 2014 në Ankona.

(Kosova Sot Online)