Haradinaj ia mësyn bjeshkëve

  • 26 January 2020 - 16:33
Haradinaj ia mësyn bjeshkëve

Kryeministri në detyrë i Kosovës Ramush Haradinaj ka vendosur të pushojë gjatë këtij vikendi në bjeshkën e Moknës.

Ai  me këtë rast i shoqëruar edhe nga miq të shumtë ka bërë një ecje katërorëshe nga Istogu e deri në Mokna.

“I shoqëruar nga miq të shumtë, këtë të diel, ecje 4-orëshe prej Istogut deri në Mokna, një ndër bjeshkët e bukura të Kosovës. Faleminderit për mikpritjen deputetit Bekë Berisha”, shkruan Haradinaj në Facebook.

(Kosova Sot Online)