19 vjeçari nga Kosova thërret me thikë, vdes në spital, arrestohen dy të dyshuar

  • 26 January 2020 - 18:36
19 vjeçari nga Kosova  thërret me thikë, vdes në spital, arrestohen dy të dyshuar

Një djalë 19 vjeçar ka vdekur sot pasi është therur me thikë në një lagje të Prizrenit.

Këtë e ka bërë të ditur Policia e këtij qyteti në një përgjigje për media.

“Viktima ka ndërruar jetë në spital rreth pas orës 16. Ka pasur një përleshje mes tre personave ku është përdorur edhe thika”, ka thënë Shaban Osmanollaj për media.

Policia ka arrestuar të dyshuarit derisa po vazhdon intervistomi i tyre.


(Kosova Sot Online)