Nxënësit në Skenderaj qepin vetë uniformat për të kursyer familjet

  • 26 January 2020 - 20:26
Nxënësit në Skenderaj qepin vetë uniformat për të kursyer familjet

Nxënësit e shkollës profesionale “Qendra e Kompetencës” kanë ofruar edhe shërbime ndaj Shtëpisë së Shëndetit

Makinat e nuk  po ndalen.

Secila nga këto nxënëse të shkollës profesionale ‘Qendra e Kompetencës’ po e kryejnë nga një detyrë.

Uniformat që po i qepin, u takojnë  nxënësit e tjerë të kësaj shkolle të mesme në Skënderaj.

Të njëjtën po e bëjnë, me qëllimin që sadopak të kursejnë familjet e tyre.

Ideja që këto dizajnere të ardhshme ta bëjnë këtë punë, ishte e dy profesoreshave të dizajnit në këtë shkollë.

Lushtaku ka treguar edhe për entuziazmin e vajzave për këtë punë.

Ndërkohë, drejtori i shkollës, Armend Bajraktari ka treguar se si i sigurojnë materialet për këto uniforma.

Bajraktari ka treguar se si shkollë, kanë ofruar shërbime edhe ndaj Shtëpisë së Shëndetit në Skenderaj, duke qepur perde, çarçafë dhe mbuloja për dhomat e pacientëve.

Shkolla profesionale “Qendra e Kompetencës” në Skenderaj, ka 5 vite që merr këtë iniciativë, duke angazhuar nxënësit e saj.

(Kosova Sot Online)