Trump: Vdekja e Bryantit, lajm i tmerrshëm

  • 26 January 2020 - 22:19
Trump: Vdekja e Bryantit, lajm i tmerrshëm

Presidenti i SHBA’së, Donald Trump, ka komentuar lajmet për vdekjen e legjendës së basketbollit, Kobe Bryant.

Ai e ka quajtur lajm të tmerrshëm vdekjen e Bryantit në moshën 41-vjeçare.

“Raportohet se legjenda e basketbollit Kobe Bryant dhe tre të tjerë kanë vdekur në një aksident me helikopter në Kaliforni. Është lajm i tmerrshëm!”, ka shkruar Trumpi në Twitter.

(Kosova Sot Online)