Alarmuese: Shëndeti i kosovarëve në rrezik, ja arsyet!

  • 27 January 2020 - 07:44
Alarmuese: Shëndeti i kosovarëve në rrezik, ja arsyet!

“Shëndeti i qytetarit në vendin tonë është i rrezikuar seriozisht sikundër nga ushqimet defektoze ashtu edhe nga ambienti i ndotur. Institucione publike qendrore e lokale, referuar cilësisë së ushqimeve dhe mbrojtjes dhe përparimit të ambientit jetësor në vendin tonë ka edhe për eksportim, por në një anë nuk funksionojnë sa dhe sikundër kërkohet, dhe për aq sa funksionojnë nuk veprojnë në koordinim të nevojshëm, e që është ana tjetër e dështimit dhe e pa përgjegjësisë”, thotë profesori i së drejtës, Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Zyra Kombëtare e Auditimit, ka bërë një hulumtim gjithëpërfshirës e të detajuar lidhur me cilësinë e ushqimit që në treg i ofrohet qytetarit të Kosovës, dhe të produkteve të cilat importohen në Kosovë nga vende dhe tregje të tjera, por edhe të prodhimeve vendore me cilësi mjaftë të dobët e përmbajtje të dyshimtë, dhe kushte të pa standardizuara të tregtimit të tyre.

Sipas analizës së bërë nga Zyra Kombëtare e Auditimit, thuhet se nga raportet mujore dhe vjetore të kontrolleve zyrtare, nuk mund të kuptohet nëse është arritur të kontrollohet zinxhiri ushqimor, pasi që nuk ka listë të plotë të bizneseve që mundëson një verifikim të tillë.

“Ky proces është vonuar për shkak të mos marrjes së masave në kohë nga AUV dhe si pasojë që nga themelimi i AUV-së e deri në fund të muajit korrik 2019 nuk mund të dihet nëse të gjithë ofruesit e produkteve me origjinë shtazore dhe bimore janë kontrolluar”, thuhet në këtë raport.

E lidhur me këtë, ka reaguar ashpër edhe profesori i së drejtës, Riza Smaka.

Profesori i së drejtës, Riza Smaka vlerëson se ky është një super skandal, një pa përgjegjësi totale e institucioneve të shtetit të ngarkuara dhe të besuara për kontrollin e cilësisë së ushqimit, sepse nga ushqimi që konsumojmë varet edhe niveli i shëndeti dhe jetëgjatësia e vetë popullatës, që të dyja tani më të rrezikuara më shumë se kurrë.

Image
Riza Smaka

“Shëndeti i qytetarit në vendin tonë është i rrezikuar seriozisht sikundër nga ushqimet defektoze ashtu edhe nga ambienti i ndotur. Institucione publike qendrore e lokale, referuar cilësisë së ushqimeve dhe mbrojtjes dhe përparimit të ambientit jetësor në vendin tonë ka edhe për eksportim, por në një anë nuk funksionojnë sa dhe sikundër kërkohet, dhe për aq sa funksionojnë nuk veprojnë në koordinim të nevojshëm, e që është ana tjetër e dështimit dhe e pa përgjegjësisë”, thotë profesori i së drejtës Riza Smaka për “Kosova Sot Online”.

Smaka thotë se edhe ky dobësim, dhe ky dështim i ushtrimit të përgjegjësive nga institucionet përkatëse për kontroll të ushqimit, vjen pikërisht nga fakti se kemi një qeveri megalomane, të mbi populluar me plot dikastere të pa nevojshme e jo funksionale, që asnjë prej tyre nuk i kryejnë punët dhe detyrat e veta për aq sa janë të obliguara së paku me përshkrimin e tyre.

“Edhe këto e këso farë defektesh që kemi, janë dobësi evidente të ekzekutivit të stërfryrë në demin e parasë publike, të efikasitetit dhe të eficiencës funksionale. Në këto rrethana nuk mundë të pritet përmirësim së pakut jo shpejtë dhe mbetet të na ruaj e mbroj imuniteti, nëse na ka mbetur akoma sado pak i gjori”, deklaron profesor Riza Smaka për Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)