Pesë të vrarë nga shpërthimi i veturës bombë në Siri

  • 27 January 2020 - 09:35
Pesë të vrarë nga shpërthimi i veturës bombë në Siri

Së paku pesë persona janë vrarë dhe 15 të tjerë janë lënduar pas shpërthimit të një veture bombë në qytetin Azaz, i cili shtrihet në pjesën veriperëndimore të Sirisë.

Asnjë grup nuk e ka marrë përgjegjësinë për këtë sulm. Megjithatë, rebelët kurdë i kanë përdorur veturat bombë për t’i sulmuar civilët.

Në vitin 2016, Turqia i nisi operacionet ushtarake në Siri dhe i mori nën kontroll më shumë se dy mijë kilometra katrorë në pjesën veriore të Sirisë.

Ankaraja ka trupa ushtarake dhe burime të inteligjencës në këtë zonë dhe ofron përkrahje për opozitën siriane, shkruan “Al Arabiya”.

Zonat e kontrolluara nga opozita vazhdimisht goditen nga shpërthimet e ndryshme.

(Kosova Sot Online)