Pamje të tmerrshme/ Thikë në zemër 18-vjeçarit në mes të Londrës

  • 27 January 2020 - 09:53
Pamje të tmerrshme/ Thikë në zemër 18-vjeçarit në mes të Londrës

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në mes të Londrës. Mediat e huaja bëjnë me dije se dy adoleshentë kanë vrarë me thika “Rambo” një 18-vjeçar.

Viktima ishte i pambrojtur në momentin e sulmit dhe ajo çfarë e bën edhe më tragjike ngjarjen është fakti se ka ndodhur në një prej rrugëve më të populluara të vendit.

William Haines, 18 vjeç dhe një 17-vjeçar janë filmuar teksa i ngulin thikën në zemër dhe në këmbë Yusuf Mohamed.

E gjithë skena u regjistrua në një dyqan ushqimesh në “Shepherd’s Bush”. Pamjet makabre janë kapur nga kamerat e sigurisë së biznesit.

(Kosova Sot Online)