Jep dorëheqje kryeministri i Sllovenisë, Marjan Šarec

  • 27 January 2020 - 11:07
Jep dorëheqje kryeministri i Sllovenisë, Marjan Šarec

Kryeministri slloven i qendrës së majtë, Marjan Šarec, njoftoi se sot do ta dorëzojë dorëheqjen në kuvend dhe bëri thirrje që të shpallen zgjedhjet e parakohshme.

 Si justifikim, ai tha se qeveria e pakicës nuk mund t’i çojë përpara ligjet e rëndësishme.

“Me këtë koalicion, me këtë situatë në kuvend, unë nuk mund t’i përmbush plotësisht pritjet e popullit. Do të mund t’i përmbushja ato pas zgjedhjeve”, tha ai gjatë një konference për gazetarë.

Disa çaste para kësaj deklarate, agjencia kombëtare e lajmeve, STA, raportoi edhe për dorëheqjen e ministrit të financave, Andrej Bertoncelj, shkruan “Reuters”.

Šarec kishte ardhur në pushtet në shtator të vitit 2018 dhe ishte kryeministri i nëntë i Sllovenisë.

(Kosova Sot Online)