Polonia do t’i blejë 32 aeroplanë F-35 për 4.6 miliardë dollarë

  • 27 January 2020 - 11:45
Polonia do t’i blejë 32 aeroplanë F-35 për 4.6 miliardë dollarë

Ministri polak i mbrojtjes, Mariusz Blaszczak, njoftoi përmes një postimi në Twitter se vendi i tij do të nënshkruajë kontratë për blerjen e 32 aeroplanëve luftarakë nga Shtetet e Bashkuara.

Aeroplanët e tipit “F-35 Lockheed Martin” do t’i kushtojnë qeverisë polake hiç më pak se 4.6 miliardë dollarë, shkruan “Reuters”.

Polonia për një kohë të gjatë ka bërë plane për blerjen e aeroplanëve luftarakë në përpjekje për ta forcuar ushtrinë në kohën kur marrëdhëniet me Rusinë janë acaruar.

Ministri i mbrojtjes njoftoi se ceremonia e nënshkrimit të kontratës do të mbahet të premten në Deblin, në lindje të Polonisë.

(Kosova Sot Online)