Delegacioni i Kosovës flet për takim të mirë në Berlin me palën serbe, paralajmërojnë marrëveshje

  • 27 January 2020 - 11:53
Delegacioni i Kosovës flet për takim të mirë në Berlin me palën serbe, paralajmërojnë marrëveshje

Përfaqësues të institucioneve të Republikës së Kosovës janë takuar sot në Ambasadën Amerikane në Berlin me homologët e tyre serbë, për të biseduar për mundësinë e hapjes së korridorit hekurudhor Prishtinë-Beograd.

Në takimin e ndërmjetësuar nga ambasadori Richard Grenell, i cili është edhe i dërguari special i Presidentit Trump për dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, palët kanë zhvilluar “diskutime konstruktive”.

“Kemi pasur bisedime të mira. Kemi bërë përparim dhe jemi dakorduar që në ditët në vijim të mbyllim me sukses bisedimet”, është shprehur Xhemë Veseli, drejtor i Departamentit të Transportit Tokësor në Ministrinë e Infrastrukturës dhe Transportit të Republikës së Kosovës.

 Ambasadori Grenell gjatë vizitës së tij në Kosovë dhe në Serbi javën e kaluar paralajmëroi arritjen e marrëveshjes edhe për hekurudha dhe për autostrada.

(Kosova Sot Online)