Dhimbje e dedikime të ndjera për Kobe, të famshmit përlotin në rrjetet sociale: Na copëtove zemrën…

  • 27 January 2020 - 12:46
Dhimbje e dedikime të ndjera për Kobe, të famshmit përlotin në rrjetet sociale: Na copëtove zemrën…

Një ditë më parë ndërroi jetë në një aksident ajror basketbollisti i njohur, Kobe Bryant, së bashku me të bijën 13-vjeçare, Gianna.

Ky lajm ka trishtuar shumë familjen e tij, miqtë, të afërmit dhe fansat, të cilët me lot në sy kanë shprehur fjalët më të ndjera për 41-vjeçarin. 

Në rrjetet sociale nuk kanë munguar postimet për vdekjen e Kobe, ku yjet e ekranit botëror kanë shprehur ngushëllimet për humbjen e tij. Nga sportistë të njohur, aktorë, politikanë dhe këngëtarë, nuk i kanë kursyer postimet për aksidentin që mori jetën e 9 personave.

(Kosova Sot Online)