Australiania vdes gjatë garës për ngrënie të ëmbëlsirave

  • 27 January 2020 - 13:57
Australiania vdes gjatë garës për ngrënie të ëmbëlsirave

Një grua ka vdekur në Australi gjatë kohës kur po merrte pjesë në një garë për ngrënie të ëmbëlsirës së quajtur “Lamington”.

Gruaja e moshës 60-vjeçare raportohet të ketë pësuar sulm gjatë garës që u mbajt në  Hervey Bay të rajonit Queensland.

Pjesëmarrësit në këtë garë duhej të hanin sa më shumë copa të ëmbëlsirave për një kohë sa më të shkurtër. Ëmbëlsira e përdorur në këtë garë është e butë dhe e mbuluar me çokollatë dhe kokos.

Pas problemeve shëndetësore në vendin e ngjarjes, gruaja u dërgua në spital, ku më vonë u shpall e vdekur, shkruan “BBC”.

Dëshmitarët thanë se gruaja e ndjerë e kishte futur në gojë një copë të ëmbëlsirës, kur u duk se kishte vështirësi në gëlltitje.

Organizatorët e kësaj gare shprehën ngushëllime për gruan e vdekur dhe i falënderuan shërbimet emergjente për reagimin e shpejtë dhe profesional në këtë rast.

(Kosova Sot Online)