Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për organizim të bixhozit të paligjshëm

  • 27 January 2020 - 14:03
Prishtinë: Arrestohet i dyshuari për organizim të bixhozit të paligjshëm

Policia ka bastisur një lokal në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë, ku arrestuar një person të dyshuar për organizim të skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm

Lokali është bastisur nën dyshimin e bazuar për veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, vepër për të cilën është arrestuar i dyshuari. 

“Gjatë këtij operacioni janë sekuestruar në cilësinë e provave materiale, 3 shtëpiza kompjuteri, 5 monitorë, 1 printer si dhe gjësende të tjera që mund të shërbejnë si dëshmi për rastin në fjalë”, ka njoftuar policia.

Po ashtu policia ka bërë të ditur se aktualisht hetuesit policor janë duke kryer procedurat e nevojshme para se rasti të kaloj në institucionet kompetente.

(Kosova Sot Online)