Aksident në Prishtinë, vetura bëhet copa nga traktori

  • 27 January 2020 - 16:16
Aksident në Prishtinë, vetura bëhet copa nga traktori

Një aksident trafiku në mes të një traktori dhe një veture ka ndodhur pasditen e sotme në Prishtinë

Rastin për media e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti.

“Rreth orësh 15:00 policia është informuar për një aksident në mes dy automjetesh në lagjen “Arbëria” në Prishtinë. Nuk ka persona të lënduar, vetëm dëme material”, ka treguar Ahmeti.


(Kosova Sot Online)