Luks dhe shkëlqim/ Të pasurit e botës mblidhen në shtëpinë e miliarderit, ja çfarë ndodhi

  • 27 January 2020 - 18:28
Luks dhe shkëlqim/ Të pasurit e botës mblidhen në shtëpinë e miliarderit, ja çfarë ndodhi

Jeff Bezos organizoi një festë madhështore në rezidencën e tij luksoze në Uashington DC.

Në festë morën pjesë edhe Ivanka Trump me bashkëshortin Jared Kushner, themeluesi i Microsoft Bill Gates dhe aktori Ben Stiller.

Themeluesi i Amazon bleu rezidencën 23 milionë dollarë në Uashington në vitin 2016 dhe gjatë tre viteve, banesa i është nënshtruar rinovimit për të shndërruar në super luksoze.

Mediat e huaja kanë publikuar pamjet nga festa madhështore, ku shihen të ftuarit me veshje mjaft elegante.

Vila me 11 dhoma gjumi, 25 banja dhe kopsht gjigand, ndodhet afër rezidencave të ish-presidentit Barack Obama dhe familjes Trump-Kushner.

(Kosova Sot Online)