Javë e errët në Prizren, katër persona të vrarë

  • 27 January 2020 - 20:39
Javë e errët në Prizren, katër persona të vrarë

Brenda një javë në rajonin e Prizrenit janë vrarë 4 persona, policia po heton rrethanat

Java që e lamë pas, ishte e errët për qytetin e Prizrenit.

Krejt kjo pasi që 7 ditët e kaluar nisën e përfunduan me vrasje në këtë qytet.

Vetëm brenda ditës së diele, në këtë rajon ndodhën dy vrasje.

Fillimisht, një 19 vjeçar u përfshi në një konflikt fizik me disa persona të tjerë, derisa gjatë incidenti ai  u godit me thikë.

Pavarësisht se ishte dërguar me urgjencë në spital, plagëve nuk kishte arritur tu mbijetoj.

Ndërsa sipas togerit Shban Osmanollaj, një person është dërguar në mbajtje, e dy tjerë janë të dyshuar.

Incidentet e rënda në rajonin e Prizrenit nuk u ndalën me kaq.

Një vrasje tjetër e rëndë ndodhi në fshatin Maqitevë të Suharekës.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22 të së dielës ndërsa nga jeta u privuar një 44 vjeçar me inicialet SH.K, i cili kishte ardhur nga Zvicra për pushime.

Ai dyshohet se u vra nga 40 vjecari S.A, i cili në momentin kritik dyshohet se  ishte nën ndikim të alkoolit.

Ndërkohë, javën qyteti i Prizrenit e kishte nisur i tronditur nga një krim i rëndë. Brenda shtëpisë së tyre u gjetën të vrarë  Durim e Suada Hadri, të sapo ardhur nga Suedia.

E gjithë këto ngjaje tragjike, mund të ndikojnë keq në imazhin qytetit historik të Kosovës.

Nga Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave të Njeriut në Prizren, thonë se ky fenomen duhet të merret me shumë seriozitet nga organet kompetente.

Ndërkohë, sipas kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Maskuka, gjendja në Prizren nuk është shqetësuese, ani pse java e kaluar u shoqërua me 4 vrasje.

Ai thotë se viti 2019 ishte viti me më pak vrasje, në krahasim me vitet paraprake.

Kujtojmë se bazuar në statistikat e Policisë së Kosovës, në vitin që e lamë pas në Kosovë kanë ndodhur gjithsej 19 vrasje.

(Kosova Sot Online)