Vjen thirrja e radhës për prokurorinë: Nuk ndalen skandalet, ja faktet pse duhet të arrestohet Shpend Ahmeti

  • 28 January 2020 - 07:35
Vjen thirrja e radhës për prokurorinë: Nuk ndalen skandalet, ja faktet pse duhet të arrestohet Shpend Ahmeti

“Do ti bëja apel Prokurorisë, policisë dhe gjyqësorit që nëse shkarkohet Shpend Ahmeti nga detyra e tij si Kryetar i Prishtinës, ta arrestojnë dhe dënojnë për këto marrëveshje kriminale dhe skandaloze që po i bënë si kryetar i Prishtinës me mafien ndërtimore duke lëshuar leje ndërtimi vetëm për mafio oligarkët. Ndryshe mendoj se nëse Prokuroria, policja dhe Gjykata Themelore e Prishtinës vazhdojnë me heshtje të punojnë duke toleruar Shpend Ahmetin që ta shkatërroj Prishtinën me rrethinë, atëherë unë haptas do e them që shumica prokurorëve, gjyqtarëve dhe një pjesë e madhe e policisë së Kosovës janë të korruptuar nga mafio oligarkët, nga Shpendi dhe militantët e tij politik”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Njohës të fushës së ekonomisë vazhdojnë ta kritikojnë me fakte qeverisjen e keqe, të dështuar dhe të korruptuar të kryetarit të komunës së Prishtinës, Shpend Ahmetit, prandaj edhe kërkojnë dorëheqjen, respektivisht inicimin e procedurës së shkarkimit të tij nga pozita e kryetarit të Komunës së Prishtinës.

Për këtë dështim, lidhje me krimin dhe abuzim me detyrën zyrtare, si fakte të mjaftueshme të cilat duhet të shërbejnë për ta shkarkuar nga detyra dhe burgosur kryetarin Shpend Ahmeti, për “Kosova Sot Online” flet analisti dhe eksperti i ekonomisë Dradan Grapci.

Sipas Grapcit, Shpend Ahmeti po i shërben vetëm mafisë ndërtimore dhe nëntokës kriminale, kurse tani edhe OJQ-të që po e monitorojnë komunën e Prishtinës flasin për dështimin e madh.

Organizata INPO, edhe në raportin më të ri të monitorimit për vitin që mbeti pas, ka shprehur shqetësimin e saj ndaj realizimit të ulët të buxhetit për investime kapitale në Komunën e Prishtinës.

Sipas këtij raporti, paaftësia e Komunës së Prishtinës i lë të pa shpenzuara rreth 30 milionë euro për investime kapitale.

Ky trend në rënie i shpenzimit të buxhetit të dedikuar për investime kapitale, sipas INPO-s, dëshmon paaftësinë e komunës për t’i planifikuar dhe realizuar projektet kapitale brenda vitit buxhetor.

Eksperti i ekonomisë, Dardan Grapci thekson se janë pikërisht lidhjet e Shpend Ahmetit me krimin e organizuar, shitja e lejeve ndërtimore, si dhe skandali i fundit të zbuluar për pazarin me lejet ndërtimore tek Liqeni i Badovcit edhe një arsye tjetër për të kërkuar me urgjencë shkarkimin e Shpend Ahmetit.

Image
Dardan Grapci

“Po duket që Shpend Ahmetit i ka ardhur fundi në Qeverisjen e Prishtinës por edhe ne jetën e përditshme, në karrierën politike. Unë mendoj që është në përgjegjësinë kryesore të LVV-së në krye me Albin Kurtin që ta kërkojnë dorëheqjen e Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të komunës së Prishtinës. Mandatet e tyre duhet ti dorëzojnë edhe asamblistët që janë duke vepruar momentalisht në komunë si asamblistë të PSD-së, duke e ditur që kjo parti politike është e shuar realisht, nuk ekziston, kurse Shpend Ahmeti edhe mandatin e dytë e ka marr në emër të LVV-së e jo të PSD-së”, thotë Grapci për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Grapci i kërkon edhe nga institucionet e drejtësisë, që duke pasur fakte të mjaftueshme për abuzimet e shumta të Shpend Ahmetit, ta arrestojnë dhe burgosin atë.

“Do ti bëja apel Prokurorisë, policisë dhe gjyqësorit që nëse shkarkohet Shpend Ahmeti nga detyra e tij si Kryetar i Prishtinës, ta arrestojnë dhe dënojnë për këto marrëveshje kriminale dhe skandaloze që po i bënë si kryetar i Prishtinës me mafien ndërtimore duke lëshuar leje ndërtimi vetëm për mafio oligarkët. Ndryshe mendoj se nëse Prokuroria, policja dhe Gjykata Themelore e Prishtinës vazhdojnë me heshtje të punojnë duke toleruar Shpend Ahmetin që ta shkatërroj Prishtinën me rrethinë, atëherë unë haptas do e them që shumica prokurorëve, gjyqtarëve dhe një pjesë e madhe e policisë së Kosovës janë të korruptuar nga mafio oligarkët, nga Shpendi dhe militantët e tij politik”, deklaron Grapci për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)