Zbulohet i gjithë skenari: Ky është plani i PDK-së që ta përçajë VV-në dhe LDK-në

  • 28 January 2020 - 07:42
Zbulohet i gjithë skenari: Ky është plani i PDK-së që ta përçajë VV-në dhe LDK-në

“Marrëveshja midis VV dhe LDK-se ka hasur në një kundërshtim të ashpër për dy shkaqe të ndryshme dhe jashtëzakonisht të rënda. Këtë kundërshtim e shfrytëzojnë pastaj edhe kundërshtarët politik, sikundër janë subjektet tjera politike, deri edhe me akuza terroriste dhe të tjera”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi ka reaguar ashpër ndaj fushatës që zyrtarë të PDK-së e kanë filluar kundër VV-së dhe zyrtarëve të lartë nga ky subjekt politik, siç thonë PDK, lidhjet me organizatën “Syri i Popullit”.

Kelmendi është i sigurt që kjo lloj fushate e padrejtë, ka karakter politik me qëllim të thellimit të përçarjeve mes LVV-së dhe LDK-së, një projekt që po mendohet me detaje nga PDK dhe strukturat e SHIK-ut, në mënyrë që të dështojë marrëveshja për koalicion mes këtyre dy partive.

Sipas Kelmendit, pavarësisht që akuzat për lidhjen e VV-së me “Syrin e Popullit” janë të pa baza, por edhe nëse del diçka e vërtetë, përgjegjësia i takon individit, dhe jo partisë politike.

Image
Muhamet Kelmendi

“Marrëveshja midis VV dhe LDK-se ka hasur në një kundërshtim të ashpër për dy shkaqe të ndryshme dhe jashtëzakonisht të rënda. Këtë kundërshtim e shfrytëzojnë pastaj edhe kundërshtarët politik, sikundër janë subjektet tjera politike, deri edhe me akuza terroriste dhe të tjera”, thotë profesori i së drejtës Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas Kelmendit, ato aq dalin e thuhen tash nga PDK-ja, do të ndikojnë edhe më shumë në humbjen e besimit mes këtyre dy partive politike.

“Shkaqet bazike të mosmarrëveshjes deri më tash janë qëndrimet jashtëzakonisht të kundërta mbi shtetin dhe të drejtën dhe armiqësitë e ashpër midis udhëheqjes së LDK-së dhe VV, sidomos të grupit të Isa Mustafës. Këtu qëndron çështja kryesore. Isa Mustafa nuk i harron raportet e VV me të dhe me LDK-në. Nuk i harron akuzat ndaj tij dhe veprimet e ashpra të bëra derisa ishte në pozitën e kryeministrit, dhe ato më herët. E tëra kjo ka ndikuar që mos të kemi deri më tash një marrëveshje në mes tyre. E këtë po e shfrytëzojnë mirë tani edhe kundërshtarët politik për ta akuzuar Vetëvendosjen”, shton Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Sipas tij, e keqja është se ka filluar një lloj fushate e luftës politike pa princip, në luftën politike kundër kundërshtarit politik.

“Kjo për faktin se të çendnit anëtar i një subjekti nuk nënkuptohet se ai subjekt është edhe përgjegjës për veprimet e anëtarit. Nuk përgjigjet as babai apo djali për babin, apo babai për djalin. Çdokush përgjigjet personalisht për veprimet e veta. Pra, kërkohet përgjegjësi. E ajo duhet te mbahet për hire të vendit dhe të shtetit. Mundë ta urresh dikën për vdekje por çështja e ruajtjes së shtetit dhe të interesit të shtyn për të pasur kujdes të madh”, deklaron profesori i së drejtës, Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

Prandaj sipas Kelmendit, përpjekjet e PDK-së që me insinuata të tilla jo serioze dhe të ulëta ta dëmtojë VV-në, apo edhe përpjekjen për koalicion me LDK-në, nuk do të mundë të qojnë shumë peshë.

“Pavarësisht kësaj, rruga në të ardhmen është e caktuar nga Kushtetuta. VV e ka marr mandatin. Ka afat 15 ditë për të krijuar koalicion. Nëse nuk i merr votat vjen kandidati i dyte dhe ai i ka 10 ditë. Dhe në fund, nëse dështon edhe përpjekja e dytë, shkohet në zgjedhje të reja brenda 40 ditëve. Nuk ka asgjë të keqe në mënyrën e tillë të menaxhimit të situatës, përkundrazi. Kjo rregull është e drejtë dhe për çdo kënd rregull ligjore, të tjerat janë për konsum politik”, përfundon profesor Muhamet Kelmendi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online).