Glauk Konjufca sot merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

  • 28 January 2020 - 08:14
Glauk Konjufca sot merr pjesë në Samitin për Ballkanin Perëndimor në Bruksel

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca sot do të marrë pjesë në Samitin e kryetarëve të parlamenteve të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe Parlamentit Evropian.

Samiti mbahet nën patronatin e Presidentit të Parlamentit Evropian, David Maria Sassoli.

Në samit do të diskutohet lidhur me perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor, përkatësisht përforcimin e dimensionit parlamentar në procesin e zgjerimit.

Gjatë qëndrimit në Bruksel, Konjufca do të zhvillojë edhe takime të tjera me zyrtarë të lartë Parlamentit Evropian dhe homologë nga rajoni.

(Kosova Sot Online)