Nënë e tre fëmijëve/ Kush ishte trajnerja që vdiq në helikopterin e Kobe Bryant

  • 28 January 2020 - 10:54
Nënë e tre fëmijëve/ Kush ishte trajnerja që vdiq në helikopterin e Kobe Bryant

38-vjeçarja Christina Mauser është prej personave që vdiqën pas rrëzimit të helikopterit të yllit të NBA, Kobe Bryant.

Ajo kishte 3 fëmijë dhe ishte trajnere bejsbolli. Në një postim në rrjetet sociale, bashkëshorti i saj Matt Mauser shprehu dhimbjen për humbjen e gruas, duke shtuar se ishte i frikësuar për të ardhmen e fëmijëve, të cilët do të rriten jetimë.

“Ajo ishte e jashtëzakonshme”, tha Matt për nënën e tre fëmijëve.

(Kosova Sot Online)