Serwer: Trump po kërkon sukses, dialogu s’do të vazhdoj për shkak të zgjedhjeve në Serbi

  • 28 January 2020 - 12:22
Serwer: Trump po kërkon sukses, dialogu s’do të vazhdoj për shkak të zgjedhjeve në Serbi

Ish-diplomati amerikan dhe eksperti i çështjeve që ndërlidhen me Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer ka deklaruar se dialogu Prishtinë – Beograd nuk mund të vazhdojë para formimit të qeverisë së re në Kosovë.

“Unë nuk shoh se si dialogu mund të vazhdojë para formimit të Qeverisë në Prishtinë, dhe mund të vonohet më tej me zgjedhjet e majit në Serbi”, ka deklaruar Serwer, duke shtuar se ai nuk beson se është në interes të Kosovës të negociojë gjatë fushatës zgjedhore në Serbi.

Ai ka komentuar edhe marrëveshjen për krijim të linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe përpjekjen për marrëveshjen për hekurudha. 

“Lidhur me Letrën e Synimit për krijimin e linjës ajrore midis Beogradit dhe Prishtinës dhe njoftimin për një përpjekje për të rikthyer trafikun hekurudhor, Serëer thekson se të dyja palët duhet të tërheqin njëkohësisht lëvizjet e tyre, taksa duhet të hiqet dhe fushata për tërheqjen e njohjes së Kosovës duhet të përfundojë”, ka thënë ai, raporton Tanjug.

Ai beson se presidenti amerikan Donald Trump pa dyshim se po kërkon ndonjë sukses ndërkombëtar që do të largonte vëmendjen nga gjyqi në Senat.

(Kosova Sot Online)