Del fotoja/ Ky është 49-vjeçari, babai i 5 fëmijëve që u vra nga trafikantët e drogës

  • 28 January 2020 - 12:54
Del fotoja/ Ky është 49-vjeçari, babai i 5 fëmijëve që u vra nga trafikantët e drogës

Del fotoja e Jan Prengës, 49-vjeçarit që mbeti i vrarë pas rrëmbimit të ndodhur në Kamzë 10 ditë më parë.

Jan Prenga ishte babai i 5 fëmijëve dhe sipas policisë u mor peng pas një konflikti droge mes një prej vëllezërve të tij dhe vëllezërve Hajri për t’u mbajtur peng në resortin luksoz Golden në Shijak.

Policia ka zbardhur ngjarjen e rëndë, që tronditi Kamzën dhe mbarë vendin pak javë më parë, teksa u dhunua dhe u mor peng 49-vjeçari Jan Prenga. 

Policia thekson se 49-vjeçari ka humbur jetën, për shkak të humbjes së gjakut, teksa ka qenë duke u çuar në një resort nga autorët, pasi e kanë dhunuar.

(Kosova Sot Online)