Aksidenti i rëndë i Kobe Bryant/ Hetuesit 5 ditë në vendngjarje, nuk gjenden trupat

  • 28 January 2020 - 13:33
Aksidenti i rëndë i Kobe Bryant/ Hetuesit 5 ditë në vendngjarje, nuk gjenden trupat

Hetuesit amerikanë po punojnë për të përcaktuar shkakun e rrëzimit të helikopterit, që çoi në vdekjen e yllit të basketbollit, Kobe Bryant, të dielën në Kaliforni.

Të nëntë njerëzit në bordin e helikopterit humbën jetën, përfshirë vajzën 13 vjeçe të Bryantit, Gianna.

Hetuesit e Administratës Federale të Aviacionit dhe ata të Bordit Kombëtar të Sigurisë së Transportit pritet të përqendrohen në kushtet e motit dhe dështimet e mundshme mekanike.

Policia e Los Angelesit vazhdon të jetë në vendin e ngjarjes për të mbledhur prova për atë çfarë ndodhi në Calabasas dhe gjetjen e trupave të viktimave. 

“Skena e aksidentit ishte vërtet e tmerrshme. Ne do të qëndrojmë 5 ditë për të mbledhur prova. nuk jemi këtu për të përcaktuar shkakun e aksidentit. Nuk do ta përcaktojmë atë në vendin e aksidentit’ , shprehet Jennifer Homendy.

Homendy theksoi se helikopteri nuk ishte i pajisur me kutinë e zezë, për faktin se ai tip mjeti nuk e kërkonte diçka të tillë. Ndërsa Alex Villanueva theksoi se do të duhet ende kohë për të gjetur trupat e viktimave për shkak të fuqisë së përplasjes së helikopterit dhe terrenit të vështirë.

(Kosova Sot Online)