Haki Abazi: Thaçi me sejmenët e tij po e parandalojnë koalicionin për ta realizuar ndarjen e Kosovës

  • 28 January 2020 - 13:53
Haki Abazi: Thaçi me sejmenët e tij po e parandalojnë koalicionin për ta realizuar ndarjen e Kosovës

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi ka akuzuar presidentin e vendit, Hashim Thaçin se po punon për të parandaluar formimin e qeverisë LVV – LDK.

Abazi ka shkruar në Facebook se presidenti Hashim Thaçi me siç ka thënë ai sejmenët e tij është duke punuar për dy qëllime pa ndërprerë. 

Njëri nga ta, sipas Abazit është puna për të parandaluar formimin e qeverisë LV – LDK.

Tutje, ai ka shtuar se presidenti po vazhdon që të punojë për të realizuar ndarjen e Kosovës, si dhuratë për presidentin serb, Aleksandër Vuçiq.

“Thaçi me sejmenët tij kanë dy qëllime për të cilat po punojnë panderprerë: 1. Të parandalojnë formimin e qeverisë LVV- LDK dhe 2. Të realizojnë ndarjen e Kosovës – dhuratë për “dhurimin” e Vuçiqit”, ka shkruar Abazi.

(Kosova Sot Online)