Vrasja e kosovarit 25-vjeçar në Suedi, dalin detaje të reja nga dëshmitarët

  • 28 January 2020 - 14:54
Vrasja e kosovarit 25-vjeçar në Suedi, dalin detaje të reja nga dëshmitarët

Një 25- vjeçar nga Mitrovica e që jetonte në Kristianstad të Suedisë, ka vdekur tragjikisht gjatë orëve të para të mëngjesit.

I riu kosovar B.Azemi humbi jetën si pasojë e plagëve të marra nga të shtënat me armë zjarri në orët e vona të mbrëmjes së kaluar.

Kosovari që po jetonte me familjen në Kristianstad në Suedi nuk ishte në detyrë kur edhe u qëllua me armë.

“Unë nuk pash asgjë, por burri im dëgjoi dy të shtëna me armë. Është e tmerrshme që kjo po ndodh në Suedi, kemi ardhur këtu për t’u qetësuar. Shpresoj që policia të bëjë më shumë për sigurinë, veçanërisht në këtë zonë”, thotë Nyonen Miye, e cila jeton afër zonës ku ndodhi vrasja.

Ngjarja ndodhi rreth orës 22:31 kur edhe u njoftua policia nga fqinjët në këtë lagje, por që 25- vjeçari ndërroi jetë në orët e para të mëngjesit. 

Vendi ku ndodhi krimi është pikërisht në Langbrogatan në lartësinë e Torggatanit.

“Ka filluar një hetim paraprak për vrasjen. Policia po i përpilon informacionet që morën gjatë natës. Ky është një hetim teknik dhe ne kemi trokitur edhe në shumë dyer. Na janë dhënë disa informata. Ne punojmë intesivisht në këtë”, tha zëdhënësja e policisë, Evelina Olsson.

Madje nga policia u tha se shumë njerëz u mblodhën në spital për të riun dhe se shumë oficerë policorë qëndruan në spital që të siguroheshin se personeli mjekësor po e kryente si duhet punën.

Policia u bëri thirrje dëshmitarëve, të cilët mund të kenë informacione rreth vrasjes të kontaktojnë me ta në nr. tel. 11414.

(Kosova Sot Online)