Detaje të reja/ La të vdekur në vend shitësin e bananeve pas goditjes me sëpatë, zbulohet emri i autorit

  • 28 January 2020 - 15:05
Detaje të reja/ La të vdekur në vend shitësin e bananeve pas goditjes me sëpatë, zbulohet emri i autorit

Nuk dihet ende shkaku i konfliktit që pasoi me vrasjen me sëpatë të Dashnor Osmanit, por policia është duke punuar për zbardhjen e saj.

Njoftimi i policisë:

Më datë 28.01.2020, në lagjen nr. 9, në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta shtetasi Z. T., 42 vjeç, banues në fshatin Pocestë, dyshohet se ka goditur me mjet prerës shtetasin D. O., rreth 50 vjeç, banues në fshatin Pocestë, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Shërbimet e Policisë kanë reaguar menjëherë ku kanë kapur autorin e dyshuar, të cilin e kanë shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes.

(Kosova Sot Online)