Arrestohet kosovari, dyshohet për vrasjen e një romi në vitin 1999

  • 28 January 2020 - 15:23
Arrestohet kosovari, dyshohet për vrasjen e një romi në vitin 1999

Policia ia ka vënë prangat një burri nga Klina, pasi dyshohet për një vrasje të kryer në vitit 1999, pak pasi përfundoi lufta.

Prokuroria ka bërë të ditur se arrestimi është kryer me autorizim të tyre dhe i dyshuari është dërguar më pas në mbajtje për 48 orë.

“Prokuroria Themelore e Pejës dhe Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë njoftojnë opinionin publik se më datën 28 janar 2020, rreth orës 10:00, në komunën e Klinës, me autorizim të prokurorit të shtetit, është arrestuar nga hetuesit rajonalë në mbështetje të Njësitit për Reagim të Shpejtë një person i dyshuar për një rast të vrasjes në vitin 1999 (pas luftës), nga Neni  30, al.1, të ish-Ligjit Penal të Kosovës”, thonë Prokuroria dhe Policia në një komunikatë të përbashkët.

Ky arrestim, siç bëhet e ditur, është në kuadër të rasteve që Prokuroria i ka shënjestrua si “vrasje të pasluftës”.

(Kosova Sot Online)