Sherr për një vend në varreza, zbulohet motivi i krimit të rëndë në Korçë

  • 28 January 2020 - 15:51
Sherr për një vend në varreza, zbulohet motivi i krimit të rëndë në Korçë

Zbulohen detaje nga ngjarja e rëndë në Korçë, aty ku një person humbi jetën pasi u godit disa herë me sëpatë në kokë.

Në dëshminë e tij para policisë autori Zamir Topi nga fshati Pocestë ka deklaruar se e vrau bashkëfshatarin e tij Dashnor Osmani pasi kishin pasur një konflikt për një vend në varreza.

Topi pretendon se viktima Osmani i ka dëmtuar varrin e nënës.

Zamir Topi ka pohuar se i kishte kërkuar Osmanit të hiqte varrin e të afërmit nga aty dhe t’i rregullonte varrin e nënës.

“Nuk kisha qetësi në shpirt. E takova dje dhe e paralajmërova. Më tha se këtë do ta bënte vetëm kur të vdiste. Sot shkova bleva një sëpatë 5 mijë lekë me paratë e fundit që kisha në xhep dhe e godita. Do Zoti nuk vdes se nuk dua të bëj një krim”, është shprehur ai.

Kjo temë ka sjellë edhe konflikte të vazhdueshme mes dy persona, për të kulmuar me vrasje ditën e sotme.

(Kosova Sot Online)