Mustafa në Kuvend: Kurti i ka thirrë ambasadorët, nuk e di a vijnë

  • 28 January 2020 - 16:40
Mustafa në Kuvend: Kurti i ka thirrë ambasadorët, nuk e di a vijnë

Kreu i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka arritur në Kuvend të Kosovës, aty ku për pak pritet që të fillojë takimi me ambasadorët e QUINT’it dhe përfaqësuesen e BE-së në Prishtinë.

Para mediave shkurtimisht, Mustafa ka deklaruar se nuk e di se a do të shkojnë në takim ambasadorët, pasi që ai thotë se ata janë thirrur nga lideri i LV-së, Albin Kurti.

“Na nuk e dijmë nëse vijnë apo jo, ata i ka thirrë z.Kurti edhe sa i përket qëndrimeve ne i kemi dhënë ofertën tonë është oferta më e mirë që i jep pushtet të barabartë të dy partive”, tha Mustafa.

Në kuvend është parë duke hyrë edhe nënkryetari i Vetëvendosjes, Besnik Bislimi.

Ai ka deklaruar para mediave se ambasadorët do të shkojnë në takim

Image


(Kosova Sot Online)