VV e LDK në Kuvend, ambasadorët nuk duken askund

  • 28 January 2020 - 17:23
VV e LDK në Kuvend, ambasadorët nuk duken askund

Që 20 minuta ishte paraparë që në Kuvend të Kosovës të fillonte takimi i LV-së dhe LDK-së me ambasadorët e QUINT’it në vend dhe përfaqësuesen e zyrës së BE-së.

Mirëpo, deri më tani, përveç zyrtarëve të  lartë të të dy partive, në Kuvend nuk ka arritur asnjë prej ambasadorëve.

Madje, nga ambasada gjermane në Prishtinë dhe zyra e BE-së kanë deklaruar se nuk kanë marrë ftesë për takimin e sotëm.

Pavarësisht kësaj, para se të hynte në takim, nënkryetari i LV-së, Besnik Bislimi u shpreh i bindur se do të shkojnë ambasadorët.

(Kosova Sot Online)