Këto janë datat kur Borell do të vijë në Kosovë dhe Serbi

  • 28 January 2020 - 17:25
Këto janë datat kur Borell do të vijë në Kosovë dhe Serbi

Përfaqësuesi i Lartë i BE’së, Josep Borell, do të vizitojë Kosovën dhe Serbinë në fundin e kësaj jave.

Më 30 janar Borell do të qëndrojë në Prishtinë, ndërkohë më 31 do ta vizitojë Beogradin.

Vizitën në rajon vetë Borell e kishte paralajmëruar të hënën gjatë një takimi që ka pasur me krye diplomatin gjerman, Heiko Mass, në Berlin.

“Do japim më të mirën nga ne me qëllim të lehtësimit të dialogut Kosovë-Serbi. Unë e kam informuar ministrin me planin tim për t’i vizituar të dy shtetet në fund të kësaj jave”, kishte thënë Borell.

Borell kishte thënë se ishte i sigurt se mund të llogarisë në mbështetjen dhe bashkëpunimin e Gjermanisë për të ndërtuar një politikë të jashtme unifikuese për Evropën.

Më herët Borell vizitën e tij në rajon e kishte ndërlidhur edhe me krijimin e institucioneve të reja. Nuk dihet nëse kjo vizitë e Borell do ta gjejë Kosovën me qeveri të re.


(Kosova Sot Online)