Dalin pamjet: Ambasadorët nisen në Kuvend nga Zyra e BE’së

  • 28 January 2020 - 17:46
Dalin pamjet: Ambasadorët nisen në Kuvend nga Zyra e BE’së

Përfaqësuesit e QUINT’it në vend dhe Nataliya Apostolova përfaqësuese e zyrës së BE-së në Kosovë kanë shkuar në Kuvend të Kosovës aty ku do të takohen me përfaqësues të LV-së dhe LDK-së.

Takimi ishte paraparë që të mbahet në ora 17:00, atëherë kur në Kuvend veçse kanë arritur zyrtarë të të dy partive, të udhëhequr nga Albin Kurti e Isa Mustafa.

Mirëpo, fillimisht, ambasadorët e QUINT’it dhe Apostolova janë mbledhur pranë zyrës së BE-së, për të vazhduar pastaj për në Kuvend.

Ky takim po mbahet me kërkesë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Image

Ambasadorët megjithatë shkojnë në takimin me VV’në e LDK’në

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë Nicholas Abott dhe ambasadori gjerman Christian Held kanë arritur në Kuvend të Kosovës, aty ku tashmë ka filluar takimi në mes të Albin Kurtit dhe të Isa Mustafës.

Takimi ishte paraparë të niste në ora 17:00 në Kuvend të Kosovës, ndërsa, paraprakisht nga ambasada gjermane kanë deklaruar për Express se nuk kanë marrë ftesë për takim të përbashkët. Njejtë janë deklaruar edhe nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Nuk dihet nëse në takim do të shkojnë edhe ambasadorët tjerë në vend.

(Kosova Sot Online)