Takimi në Kuvend, mungon ambasadori i SHBA’së

  • 28 January 2020 - 19:03
Takimi në Kuvend, mungon ambasadori i SHBA’së

Në ndërtesën e Kuvendit të Kosovës, aty ku pritet të zhvillohet takimi i radhës i VV-së dhe LDK-së, në prezencë të ambasadorëve të vendeve të QUINT-it, nuk është parë edhe ambasadori amerikan, Philip Kosnett.

Për dallim nga ambasadorët e vendeve tjera të QUINT-it që sapo kanë hyrë në Kuvend bashkë me shefen e BE-së në Kosovë, Natalyia Apostolova, Kosnett nuk është parë të ketë shkuar.

Media ka raportuar se megjithatë përfaqësues nga ambasada amerikane kanë shkuar në takim.

Takimi mes VV-së e LDK-së ka pasur të nis në orën 17:00, por ai është shtyrë për një orë derisa aty kanë shkuar disa nga ambasadorët e ftuar nga Lëvizja Vetëvendosje.


(Kosova Sot Online)