Thaçi i thotë disa fjalë për planin e Trumpit për Lindjen e Mesme

  • 28 January 2020 - 21:24
Thaçi i thotë disa fjalë për planin e Trumpit për Lindjen e Mesme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, e ka mirëpritur planin e presidentit amerikan, Donald Trump, për paqe mes izraelitëve dhe palestinezëve në Lindjen e Mesme.

”E mirëpres udhëheqjen e Donald Trumpit dhe e mbështes planin e tij për Lindjen e Mesme”, ka thënë Thaçi, nëpërmjet një shkrimi në llogarinë e tij, në rrjetin social Twitter, në internet.

”Paqja është qëllimi përfundimtar dhe udhëheqësit e të dy palëve duhet të tregojnë udhëheqje dhe vizion që ta bëjnë atë të jetësohet”.

”Bota është duke shikuar dhe është e inkurajuar që ta ndjekë këtë shembull”, shprehet Thaçi në Twitter.

Trump bëri sot publik planin e paqes në Lindjen e Mesme duke bërë thirrje për një zgjidhje me dy shtete.

Trump thotë se Jeruzalemi do të mbetet “kryeqyteti i pandarë” i Izraelit sipas planit të tij të Lindjes së Mesme.

Presidenti amerikan Donald Trump tha se plani i tij i Lindjes së Mesme për të çuar palestinezët drejt shtetësisë do të përfshinte stimuj ekonomikë siç janë dyfishimi i rritjes ekonomike dhe ulja e papunësisë.

Trump gjithashtu tha se territori që ai do të ndajë për një shtet palestinez, nuk do të zhvillohej nga Izraeli për katër vjet.


(Kosova Sot Online)