Haradinaj: Koncepti i Kurtit është mashtrim, ai do ta heqë taksën

  • 28 January 2020 - 21:36
Haradinaj: Koncepti i Kurtit është mashtrim, ai do ta heqë taksën

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se kryetari i VV’së, Albin Kurti, do e heqë taksën në momentin kur do të vijë në pushtet.

Sipas tij, koncepti i Kurtit për reciprocitet të plotë me Serbinë është mashtrim me qytetarët.

“Me thënë e heqim taksën dhe po e vendosim reciprocitetin është tallje me popullin”, thotë Haradinaj.

“Është ofendim edhe me popullin ky manovrim. Është shumë i pastër premtimi i Kurtit për me u hekë taksa. Këtë e ka thënë edhe me ndërkombëtarët”, shton ai.

“Taksa ka qenë për të mriën e popullit, nuk është vendosur për një njëri”

Taksa u vendos në vitin 2018 si pasojë e fushatës serbe për heqje të njohjeve. Kurti ka premtuar reciprocitet të plotë me Serbinë, dhe jo vetëm shtim të taksës dnaj produkteve.


(Kosova Sot Online)