Ndikimi i ndërkombëtarëve në formimin e qeverive të Kosovës

  • 28 January 2020 - 23:14
Ndikimi i ndërkombëtarëve në formimin e qeverive të Kosovës

Historiku i formimit të qeverive të pas luftës në Kosovës pas presionit të ambasadorëve të huaj në Kosovë

Ishte qershor i vitit 2014.

Kosova mbajti zgjedhjet e parakohshme parlamentare ku nxoën fitues PDK-në.

Por Hashim Thaçi, nuk po arrinte ta krijonte qeverinë ndonëse partia e tij fitoi shumicën.

LDK, Vetëvendosje, AAK dhe Nisma, krijuan koalicionin pazgjedhor të quajtur VLAN, u barrikaduan kundër PDK-së duke tentuar që ata ta krijojnë një qeveri me Ramush Haradinajn në krye.

Por, Gjykata Kushtetuese e Kosovës e kishte parë jo-kushtetuese aktin e partive jo-fituese të zgjedhjeve dhe ua kishte pamundësuar atyre marrjen e drejtimit të Qeverisë.

Kaluan 6 muaj dhe Kosova nuk po krijonte institucionet e dala nga zgjedhjet e qershorit.

Një situatë pa zgjidhje irritoi ambasadoren amerikanë e cila në një moment shpërtheu.

Pas kësaj deklarate situata nisi të marr kahje tjetër.

Në mbrëmjen e 8 dhetorit një takim në Presidencë i dha fund perudhes 6 mujore të ngërqit politik.

Garantuese e koalicionit mes PDK-së dhe LDK-së që e bënte Isa Mustafën kryeminstër, u bë ish ambasadorja e SHBA-së, Tracey Ann Jacobson.

Partia e Isa Mustafës kishte pranuar të bashkëqeverisje me PDK-në, ani se kishte premtuar se një gjë e tillë nuk do të ndodhte asniherë.

Edhe në vitin 2011 amerikanët kishin ndikuar që Kosova ta tejkalonte një situatë e krijuar pas dorëheqjes së Behxhet Pacolli nga pozita e Presidentit të Kosovës.

Për t’u ikur zgjedheve të jashtëzakonshme, PDK-së, LDK-së dhe AKR-së me propozimin e ish ambasadorit amerikan, Kristfer Dell, u pajtuan që Kosova ta ketë presidente, Atifete Jahjagen.

Në fakt historia e koalicioneve ku kërkohet ndihma ndërkombëtare fillon me historinë e Institucioneve legjitime të Kosovës.

Në zgjedhjet e para nacionale, të vitit 2002 partitë për tre muaj nuk patën arritur t’i krijojnë institucionet.

Falë ndërhyrjes ndërkombëtare, u arrit një koalicion me bazë të gjerë ku u përfshinë të gjitha partitë parlamentare.

Bajram rexhepi u zgjoh kryeminstër, Nexhat Daci kryetar Kuvendit, kurse Ibrahim Rugova President.


(Kosova Sot Online)