Veseli: Askush nuk guxon që të sulmojë djemtë dhe vajzat tona në uniformë

  • 28 January 2020 - 23:21
Veseli: Askush nuk guxon që të sulmojë djemtë dhe vajzat tona në uniformë

Kryetari i PDK’së, Kadri Veseli, ka reaguar në lidhje me vrasjen e policit në Prizren.

“Me shqetësim të madh mora lajmin e shpërthimit të një eksplozivi në Zhur të Prizrenit dhe të humbjes së jetës në krye të detyrës të policit Sami Thaçi”, ka shkruar ish-kryeparlamentari.

“Shpreh ngushëllimet e mia më të thella për familjarët e tij dhe bëj thirrje që organet e rendit dhe drejtësisë të angazhohen sa më shpejt për të vënë sa më parë shkaktarët para përgjegjësisë ligjore për të marrë dënimin e merituar”

Tutje ai ka shtuar se personat që e kanë kryer këtë akt duhet të marrin dënimin e merituar.

“Askush nuk guxon që të sulmoj djemtë dhe vajzat tona në uniformë”, ka thënë ai.

“Kushdo që guxon ti sulmojë sikurse sot, ka për të marrë përgjigjen e fuqishme e të pakompromis të ligjit! Nuk do gjejnë dot vend ku të fshihen! Lutem që policët e tjerë të lënduar të shërohen sa më shpejt e të kthehen sa më parë pranë familjeve të tyre”.

(Kosova Sot Online)