I sulmoi djalin 14-vjeçar, gruaja vret burrin – por nuk do të dënohet

  • 28 janar 2020 - 23:22
I sulmoi djalin 14-vjeçar, gruaja vret burrin – por nuk do të dënohet

Një 39-vjeçare nga Michigani, e cila u filmua duke qëlluar mbi partnerin e saj abuziv duke e lënë të vdekur në vend, nuk do të dënohet.

Prokurorët e pranuan se gruaja kishte pasur arsye të frikësohej për jetën e djalit të saj 14-vjeçar, të cilin partneri në ato momente e kishte sulmuar egërsisht.

Incidenti ndodhi në 18 janar në një park argëtimit në qytetin e Flintit. 39-vjeçarja, emri i së cilës nuk është bërë publik nga autoritetet për shkak se konsiderohet viktimë e dhunës në familje dhe sepse nuk është akuzuar zyrtarisht për krimin, kishte probleme të mëdha me Damon Darnell Hodges.

Ata e kishin nisur grindjen që më herët gjatë ditës për shkak se Hodges refuzonte të punonte, dhe më tej, situata ishte rënduar. Kur kishin qenë të ulur në makinë, përpara se të dilnin jashtë në publik, ai i kishte hedhur duart në fyt sikur donte ta mbyste.

Gruaja kishte thirrur për ndihmë, por ai e kishte ndjekur. I biri kishte ndërhyrë, por burri i ishte kthyer keq dhe atij, e gruaja në atë moment kishte nxjerrë pistoletën. Sipas policisë, ajo kishte leje për të mbajtur armë dhe kjo e fundit rezultoi e regjistruar. Hodges kishte pasur edhe më parë probleme me dhunën.

Ai kishte qëndruar në burg për 13 vjet për abuzim me të mitur, pasi në 1995-tën kishte sulmuar vajzën e tij 16-muajshe duke e lënë me dëmtime në tru, e nga atëherë vajza ka mbetur e shurdhër dhe me probleme shikimi. Ndaj tij gjithashtu ka pasur akuza se përpiqej të mbyste gratë.


(Kosova Sot Online)