Shpendit i vjen akuza e rëndë për pazaret kriminale: Ja me cilën bandë është i lidhur...

  • 29 January 2020 - 07:36
Shpendit i vjen akuza e rëndë për pazaret kriminale: Ja me cilën bandë është i lidhur...

“Kjo kope banditësh, e prirë nga Shpend Ahmeti, nuk mendojnë se si ta shpenzojnë e realizojnë buxhetin për zhvillim, në të mirën e qytetarit, por vetëm si ta zhvatin atë. Kryebanditët dhe krye kriminelët që janë të veshur në xhaketën e shtetit janë shkatërruesit që po e shkatërrojnë vendin dhe nuk respektojnë as ligje, as Kushtetute e as shtet, por janë më të fuqishëm se ta, prandaj, lypset protestë gjithë popullore për t´i ndalur këta kriminel”, thotë Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Pas publikimit të raportit të radhës nga Organizata INPO, një raport kritik që zbardh akoma më shumë dështimet e Shpend Ahmetit në qeverisjen e Prishtinës, sidomos në realizimin e buxhetit për investimet kapitale, nga i cili buxhet raportohet që ti kenë tepruar Shpend Ahmetit rreth 30 milionë, kanë vazhduar të reagojnë analistët politikë.

Sipas analistëve, shkarkimi i Shpend Ahmetit nga pozita e kryetarit të Prishtinës, është dënimi më i vogël, por i pari dhe më i domosdoshmi që duhet të ndërmerret tani, që t’i hapet rrugë edhe ndjekjeve të tjera penale për lidhjet e tij me nëntokën kriminale.

E kulmi i kësaj lidhje me nëntokën kriminale nga ana e Shpend Ahmetit, sipas analistit politik, Reshat Badallaj, është projekti i tij për shkatërrimin e Liqenit të Badovcit.

Image
Reshat Badallaj

“Prandaj shkarkimi dhe burgosja e Shpend Ahmetit do të duhej ndodhur qofte edhe duke u ngritur qytetarët në këmbë me protesta. Ky pis ka kohë që është i lidhur me bandën me gjak serbi Devollët, me krye oligarkët dhe natyrisht të mbështetur nga kryekriminelët e majave të shtetit. Tashmë askush në popull nuk dyshon dhe i din të gjitha aferat e tij korruptive me gishtin tregues, sepse në Kosovë janë në vendet kyçe të udhëheqjes së shtetit kryebanditët, kryekriminelët, krye hajnat më të mëdhenj jo vetëm në Kosovë e Ballkan, por në tërë Evropën. Kjo kope banditësh, e prirë nga Shpend Ahmeti, nuk mendojnë se si ta shpenzojnë e realizojnë buxhetin për zhvillim, në të mirën e qytetarit, por vetëm si ta zhvatin atë. Krye banditët dhe krye kriminelët që janë të veshur në xhaketën e shtetit janë shkatërruesit që po e shkatërrojnë vendin dhe nuk respektojnë as ligje, as Kushtetute e as shtet, por janë më të fuqishëm se ta, prandaj, lypset protestë gjithë popullore për t´i ndalur këta kriminel”, thotë Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Sipas Badallajt, arsyeja pse Shpend Ahmetit i kanë tepruar milionat për investimet kapitale, është se nuk ka pasur kohë që të merret me atë punë, ngase është projekti milionësh i shkatërrimit të natyrës tek Liqeni i Badovcit që atij i mundëson përfitime të shumta për interesin personal.

“Andaj e ka përqendruar vëmendjen atje dhe nuk merret aspak me projektet e investimeve kapitale që janë në përgjegjësi të komunës, për përmirësimin e jetës së qytetarit. Këta kryekriminelët, krye hajnat e kryebanditët ju kanë turrur Liqenit të Badovcit për ta masakruar dhe më pastaj për të vjedhur deri në palcë këtë pasuri natyror. Të pa ngopur me hajni krye hajnat që e kanë kapur shtetin, si në nivelin lokal si në nivelin qendrorë janë bërë bashkë. Një ndër ta është edhe hajni Shpend Ahmeti, me një grup shumë të rrezikshëm langonjsh”, shton Badallaj për “Kosova Sot Online”.

Analisti Badallaj thekson se qëllimi i Ahmetit nuk është zhvillimi dhe ndryshimi i Prishtinës, por vetëm trashja e xhepit personal.

“Përmes zhvatjes pa zgjedhur mënyrat dhe kohën, prandaj nga viti në vit po i tepron më shumë se gjysma e buxhetit i cili është kontribut i taksapaguesve të Prishtinës, e që do të duhej kthyer ky kontribut me investime në të mirë të përmirësimit të jetës së tyre, që nuk po ndodhë në këto dy mandate të qeverisjes nga banda e Shpend Ahmetit. E kam thënë edhe herave të tjera se është për fatin më të keq për Prishtinën dhe për qytetarët, që u mashtruan dhe e votuan. Ky matrapaz u dëshmua se ishte i sëmurë për karrige, dhe i uritur për tu bërë I pasur përmes hajnisë, prandaj posa erdhi në krye të Prishtinës u lidh zinxhir me bandat e nëntokës dhe u bë milioner, siguroi pasuri marramendëse”, përfundon analisti politik, Reshat Badallaj për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)