Denoncimi i rëndë: Ja kush po e zbraz Kosovën

  • 29 January 2020 - 07:45
Denoncimi i rëndë: Ja kush po e zbraz Kosovën

“Zbrazja e Kosovës po ndodh për shkak të politikës së keqe, politikës mashtrues, kriminale, zhvatëse në këto dy dekada të pas luftës. Shkaku i të gjitha partive që kanë qenë në pushtet, pa përjashtim. Në këtë vend nuk ka perspektive për asnjë qytetar, e sidomos për të rinjtë që përbëjnë shumicën e qytetarëve të këtij vendi”, thotë Krasniqi për “Kosova Sot Online” .

Duke analizuar raportet e fundit dhe statistikat që flasin për trendin në rritje të braktisjes së shtetit të Kosovës nga qytetarët, sidomos nga ata të moshës re dhe të mesme, analisti politik, Faik Krasniqi e fajëson politikën kosovare e cila për këto dy dekada në liri, pothuajse nuk ka bërë asgjë për ndërtimin e vendit dhe krijimin e perspektivës për qytetarët e vetë, që të ardhmen e tyre ta ndërtojnë në shtetin e tyre, dhe jo të mësyjnë rrugët e botës.

Sipas Krasniqit, shembull tipik është riu nga Drenasi, Labinot Gashi, i cili e lëshoi vendin duke thënë lamtumirë Kosovë, dhe uruar politikanët të bëhen milionerë, ashtu sikur që kanë bërë deri më tani dhe po vazhdojnë vetëm për xhepin e tyre.

Sipas Krasniqit, është një gjendje e dhimbshme, se si po vazhdon çdo ditë e më shumë të zbrazet Kosova për shkak të mafisë politike, pa dallim.

Image
Faik Krasniqi

“Zbrazja e Kosovës po ndodh për shkak të politikës së keqe, politikës mashtrues, kriminale, zhvatëse në këto dy dekada të pas luftës. Shkaku i të gjitha partive që kanë qenë në pushtet, pa përjashtim. Në këtë vend nuk ka perspektive për asnjë qytetar, e sidomos për të rinjtë që përbëjnë shumicën e qytetarëve të këtij vendi”, thotë analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

Më tej, Krasniqi deklaron se edhe kur hapet ndonjë vend pune , janë lidhjet familjare e nepotiste ato që pamundësojnë konkurrencë vlerash për ta gjetur profesionistët veten, andaj kjo po i shtynë akoma më shumë të rinjtë që të ikin nga vendi.

“Shumica e qytetarëve janë duke jetuar në një vend ku duhet të kesh lidhje të forta politike, miqësie dhe farefisnie. Kjo është e logjikshme që do ikin të gjithë, madje edhe ata që kurrë nuk e kanë pasur në plan ta braktisin vendin. Për t'i shpëtuar fëmijët nga këta politikan kriminal e mafioz që e varrosën shpresën dhe hajnitë dhe veprat e tyre kriminale. Nuk u ngopën kurrë”, përfundon analisti politik, Faik Krasniqi për “Kosova Sot Online”.

(Kosova Sot Online)